Pas rezultatit zhgënjyes deri më tani, familja Trump ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj elektoratit të djathtë republikan. Në fakt janë dy djemtë e Presidentit, i madhi Donlad Trump Jr dhe Eric Trump që kanë cilësuar republikanët si të dobët apo dhe dele.

Djali i madh i Presidentit shkruan se “Republikanët kanë qenë dobët për dekada, gjë që ka lejuar të majtët të bëjnë këto gjëra.” Pikërisht këto zgjedhje janë shumë të debatuara për shkak të votës me postë, dhe akuzat vijnë nga Donald Trump që paralajmëron se zgjedhjet presidenciale po vidhen dhe se duhet ndaluar numërimi i votave.

Nga ana tjetër Eric Trump është treguar edhe më i ashpër duke shkruar “Ku janë republikanët! A keni një shtyllë kurrizore. Luftoni kundër këtij mashtrimi. Votuesit tanë nuk do t’ju harrojnë kurrë delet tuaja”.

Trump është drejt humbjes, por duket se nuk do e pranojë atë teksa nga pala e Biden shprehen të sigurt në fiore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb