Mbështetësit më të zjarrtë të Tiranës, “Tirona Fanatics”, kurrsesi nuk mund t’a pranojnë atë çka ndodhi dje me klubin e tyre dhe për këtë janë rritur reagimet.

Në postimin e djeshëm në faqen e tyre zyrtare, ata i vendosën ultimatum numrit 1 të skuadrës Refik Halili duke i kërkuar që brenda 48 orëve të jepte dorëheqjen.
tirona faba
Ndërsa sot, me anë të një video-mesazhi ata kanë ironizuar presidentin me një intervistë të cilën ai e ka dhënë kohë më parë ku shprehet se “unë sot klubin e shoh biznes.”

Pamjet filmike shoqërohen edhe me deklarata të legjendave bardheblu ndër vite, të cilët shprehin dashurinë e tyre për Tiranën duke kujtuar se si ajo ishte një familje e madhe, sakrifikohej për të, ndërsa në sfond dëgjohet në përsëritje zëri i Halilit dhe fraza e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb