“Tirona Fanatics”, kanë reaguar në Facebook pas lajmit të bërë me dije ditën e sotme nga klubi i Tiranës, se do të niste fushatën e abonineme për stadiumin “Selman Stërmasi”, në sezonin e ri.

Tifogrupi shprehet se klubi duhej t’i ndihmonte me lehtësira të tjera tifozët në sezonin e kaluar, dhe këtë e quan si turpin e radhës të presidentit Halili. Më poshtë, reagimi i plotë.

‘Fushata e abonimeve’ e “klubit që ndodhet në autobuz” është turpi i radhës nga njerëzit më paturp, Refik Halili dhe pseudo-klubi i tij.

Pas lajmit për heqjen e kartave të identitetit bashkë me policinë nga stadiumet, pseudoklubi nga zyra e tij në Facebook na bën ftesë të shkojme tek “Shtepia Bardheblu”, njē shtëpi që tifozët e morën vesh qe ju dha “qeraxhinjve” po nga zyra e pseudoklubit në Facebook.

Nje klub që i mohoi te drejtën tifozëve të ndiqnin ekipin ne transfertë duke tërhequr autobuzat, e nuk u mundua aspak të konsideronte mundësinë e heqjes së kartës së identitetit, tani kujtohet ti bëj ftesë tifozëve sikurse të mos kishte ndodhur asgjë.
Për ftesa, abone, apo president/kandidat per
këngëtar dasmash, Tirona nuk ka nevojë!
Tifozët nuk kanë nevojë!

Tirona Fanatics do të vazhdojë me vetfinancim sikurse vitin qe kaloi dhe cdo akses per autobuz, biletë ndeshje, apo paraqitje do të zhvillohet ne sajë të fushatës së antarsimeve dhe në bazë të rregullave të grupit.

Ftojmë të gjithë tifozët të na bashkohen dhe ta injorojnë këtë shaka përturp nga njerezit paturp!

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/fanatics-tirana-nuk-ka-nevoje-per-abone-apo-president-kengetar-dasmash-shtepine-ia-dhate/

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb