Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ende mbresa nga takimi i djeshëm me gjimnazistët e Fierit. Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi i cilëson këta të rinj fantastikë dhe thotë se ata kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu dhe ta transformojnë Shqipërinë.

Sipas Kryemadhit, 25 prilli do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit.

“Fantastikë gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët.
Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit. ???”, shkruan Kryemadhi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb