Farat e linit jane të pasura me vitamina A, E dhe B, acide yndyrore omega 3, 6 dhe 9 e shumë minerale të tjera duke i bërë ato një super ushqim për flokët, lëkurën dhe vetë shëndetin.

A e dini se farat e linit janë një zëvendësues i vezës në dietën vegane dhe një përbërës fantastik për maskat e lëkurës.

Vlerat për lëkurën:

Forcon dhe tonifikon lëkurën

Pastron dhe purifikon lëkurën në thellësi

Ngushton poret e zmadhuara

Eksfolion lëkurën

Redukton prodhimin e yndyrës në lëkurë

Ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e akneve

Ka efekte anti plakje, dukë ngadalësuar formimin e rrudhave

Vlerat për Flokët:

Ndihmon në zgjatjen dhe rigjenerimin e flokëve

Definon kaçurelat dhe ndihmon me ngatërrimin e tyre

Mbron majat e flokëve nga dëmtimi

Parandalon rënien e flokëve

Trajton skalpin

I mban ato të buta dhe të hidratuara

Do ju nevojiten:

¼ gotë fara lini

2 gota ujë

Përgatitja:

Në një tenxhere hixhni farat e linit dhe ujin. I vini në zjarr derisa uji të vlojë dhe farat të lëshojnë xhelin që ndodhet brenda tyre. Me pas masën do ta filtroni nëpërmjet një kullojseje ose një nape, duke u kujdesur që ti shtrydhni mirë, në këtë mënyrë arrini të përfitoni të gjithë masën xhelatinoze.

Më pas xhelin e kaloni në një shishe apo task u mund ta ruani për disa ditë.

Maskën mund ta përdorni mbi flokë të thatë dhe ta mbani gjatë natës ose minimalisht për 2 orë para se ta shpëlani. Ajo mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën.

Për flokët kaçurelë këshillohet që maska të përdoret pas dushit në flokë të lagur në mënyrë që t’ju ndihmojë në definimin e kaçurelave.

Sipas dëshirës, maskës mund t’i shtoni edhe xhel aloe vera, peptide kolagjeni, vajëra esencialë, sulfate magnezi, etj., megjithëatë edhe nëse nuk dëshironi të shtoni diçka, do t’i përfitoni tëë gjitha efektet e lartpërmendura. (AgroWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: