Nga zonja Katerina
Përbërësit

500 gr fasule jeshile, 1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, 1 karrotë, 1-2 gjethe dafine, Kripë, piper, Vaj ulliri, Lëng limoni / uthull për servirje.

Përgatitja

I lemë fasulet jeshile në ujë të bollshëm për 2-3 orë, i shpëlajmë dhe i vendosim të ziejnë fillimisht për 5 minuta sa të marrin valë. Largojmë shkumën e krijuar dhe shtojmë një karrotë të prerë në feta të hollë, qepën, hudhrën dhe dafinën. I lemë fasulet të ziejnë së bashku me perimet për 20 minuta. Rregullojmë më pas shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i servirim me pak lëng limoni ose uthull sipas dëshirës.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb