Nga: ZONJA VJOLLCA*

180 gr fasule
1 kokërr patate
2 thelpinj hudhër
½ spec i verdhë
40 gr pluhur arrë kokosi
Lëng limoni
1 lugë vaj vegjetal

Kumin
Koriandër
Kurkuma
Kripë
Piper i zi

Fillimisht kaurdisim hudhrën bashkë me specin e verdhë për 1 minutë. Më pas shtojmë erëzat: kuminin, kurkumën dhe koriandrën. Ulim temperaturën, trazojmë erëzat që aromat të miksohen me njëra tjetrën. Më pas shtojmë pluhurin e kokosit, fasulet dhe patatet që i kemi zier më parë. I rregullojme me kripë, piper dhe lëng limoni dhe i lemë të gatuhen të gjithë përbërësit bashkë për 10 minuta. E servirim gatimin të pudrosur me koriandër të freskët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: