Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 gota fasule jeshile
1 qepë
1 karotë
1 shkop selino
1 gjethe dafine
100 gr spinaq
100 ml salcë domatesh
1 lugë gjelle rigon
Kripë
Vaj ulliri

Përgatitja

Ziejmë fasulet bashkë me dafinën për 30 minuta afërsisht deri sa t’u dalë lëkura në sipërfaqe të cilën e largojmë me ndihmën e një spatule me bira. Në vaj ulliri skuqim hudhrën, qepën, karotën dhe selinon të cilat i kemi prerë shumë imët. Pasi të skuqen perimet, shtojmë salcën dhe më pas gjithë masën e kalojmë te fasulet. I ziejmë për 30 min bashkë, shtojmë dhe rigonin me kripën dhe i shërbejmë me lëng limoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb