Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr fasule, 10 fara finoku,4 kofsha pule, 2-3 thelpinj hudhër, 2 degë selino, 3-4 kokrra domate, 4 lgj vaj ulliri, 1 lgj miks baharnash
1 lgj mustardë, ½ lgj sheqer kaf, Kripë, piper, 1 qepë të njomë, Cipë dhe lëng limoni.

Pergatitja

Grijmë në blender farat e koriandrës dhe më pas i bashkojmë me kripën, piperin, vajin e ullirit dhe mustardën. Me këtë salcë lyejmë mirë kofshat e pulës që të marinohen sa më mirë. E mira do të ishte ta bënim marinimin një natë më parë.

Vendosim fasulet të ziejnë në ujë me pak kripë. Pasi fasulet të jenë zjerë i vendosim së bashku me lëngun e vet në një tavë. Shtojmë më pas erëzat, domatet të prera në kubikë, selinonë dhe dy – tre thelpinj hudhër. Shtojmë dhe pak vaj ulliri dhe më pas vendosim dhe racionet e pulës.

E vendosim tavën me fasule dhe mish pule në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta. Pasi fasulet të jenë gati i servirim me pak qepë të njomë dhe me pak cipë dhe lëng limoni.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb