Policia e Tiranës ka goditur një rast të zhvillimit të lojërave të vënies në dispozicion të lokaleve për zhvillimin e lojërave të fatit ndërsa ka arrestuar 3 shtetas dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

Raportohet se gjatë kontrolleve të kryera në disa lokale në kryeqytet autoritetet kanë evidentuar 2 raste të vendosjes së basteve sportive përmes celularit, ndërsa janë arrestuar në flagrancë shtetasit R. Sh., 36 vjeç, N. C., 47 vjeç dhe E. K., 34 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë 29-vjeçari P. Sh..

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, 2 raste të vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra fati.

Vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen 5 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. Sh., 36 vjeç, N. C., 47 vjeç, E. K., 34 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. Sh., 29 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 2 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, këta shtetas u kapën duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb