Drejtuesi politik i PD për Kamzën, Flamur Noka, zhvilloi një takim me pensionistin Sevxhemali Beluli, i cili jeton me bashkëshorten në Bathore. Sipas Nokës, çifti jeton në një shtëpi modeste, me 3 llamba dhe 1 televizor, por fatura e emergjisë i ka ardhur 7 milionë lekë për 19 muaj.

Gjatë takimit, kryefamiljari tregoi se këtë shqetësim ia ka ngritur edhe kryeministrit përmes një letre, por reagimi është vetëm heshtja.

“Që prej vitit ’97 kam votuar Partinë Socialiste dhe sot jam më i zhgënjyer se kurrë prej saj. Si ka mundësi të faturohem rreth 7 milion lekë për 19 muaj, duke patur në shtëpi vetëm 3 llampa dhe një televizor? Familja jonë ngrohet me sobë me dru. I kam shkruar kryeministrit, i kam kërkuar takim drejtorit të përgjithshëm të OSHEE dhe nuk më kthejnë përgjigje” – pohon qytetari.

Zoti Noka u shpreh se jo vetëm padrejtësia, por edhe heshtja e shtetit është kriminale, pasi detyra e qeverisë është t’u lehtësojë jetën njerëzve, jo t’ua vështirësojë.

“T’i faturosh një çifti të moshuarish 7 milionë lekë energji elektrike për 19 muaj, duke patur vetëm 3 llamba në shtëpi është kriminale! Më 25 prill këto padrejtësi do të marrin fund. Me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër, qytetarët nuk do të trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës. Ne sot jemi më të bashkuar se kurrë për ta larguar Edi Ramën, të keqen e madhe të këtij vendi” – tha Noka, i cili ftoi për bashkim edhe gjithë të zhgënjyerit e tjerë nga dështimi 8 vieçar i Edi Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb