Agjentët e FBI-së zhvilluan këtë të mërkurë një kontroll në banesën e presidentit amerikan, Joe Biden në Rehoboth Beach.

Kontrolli u krye si pjesë e hetimi për dokumentet e klasifikuara. Ndërkohë avokati i presidentit amerikan, Bob Bauer ka sqaruar se gjatë kontrolleve nuk janë gjetur dokumente të klasifikuara në shtëpinë e pushimeve të presidentit Biden.

Gjithashtu Bauer ka thënë se FBI mori shënime të shkruara në disa materiale për ekzaminim të mëtejshëm.

“Hetimi i planifikuar i Departamentit të Drejtësisë për rezidencat e Presidentit në Rehoboth, i cili u krye në koordinim dhe bashkëpunim me avokatët e Presidentit, ka përfunduar. Nuk është gjetur asnjë dokument i klasifikuar”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb