Federata Italiane e Futbollit ka ritheksuar vullnetin për të përfunduar sezonet e Serie A, Serie B dhe Serie C. Objektivi i presidentit Gravina është ai që kampionatet të luhen në fushë të gjithë dhe të shmanget play-offi me këtë të fundit që mbetet zgjitdhja e fundit për të përballuar një emergjencë të mundshme në rast se nuk do të ketë kohë për të luajtur të gjitha ndeshjet.

Sezoni 2019/2020 do të mbyllej zyrtarisht më 31 gusht, por turnetë duhet të mbyllen brenda datës 20 gusht. Gjithmonë në pritje të një vendimi zyrtar nga ana e qeverisë, që do të vijë më 28 maj, sikundër lajmëroi ministri i Sportit, Spadafora. Sa u takon kampionateve diletante, nga Serie D e poshtë, nuk do të luhet më.

Ekzekutvi ka ndalur të gjitha veprimtaritë sportive deri më 14 qershor dhe FIGC i është përmbajtur kësaj duke konfirmuar ndalesën deri në atë datë. Për momentin, fundjava e duhur për të rinisur duket se është ajo e 20-21 qershorit, por nuk përjashtohet një leje për të nisur që më 13 qershor, data e caktuar fillimisht nga Liga e Serie A.

Por kjo do të varet nga kurba e infektimeve në këto 7-8 ditët e fundit, kur mund të vijë dhe drita jeshile. Aktualisht, pas marrjes së “Ok” për protokollin e stërvitjes së skuadrave, por shqyrtohet mundësia edhe për rinisjen e kampionatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb