Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka takuar një çift nga Fieri, me të cilin ka diskutuar mbi problematikat e jetës sociale.

Mes të tjerash, gruaja i ka shprehur Kryemadhit peshën e rëndë të emigracionit, pasi fëmijët i janë larguar nga Shqipëria. “Fëmijët janë larguar, s’kemi asnjë këtu, as nipër, as mbesa”, i ka thënë ajo.

Ndërsa, vetë kryetarja e LSI thekson se “Fjalët e Lavdies nga Poro e Fierit na bëjnë të shtojmë forcat për misionin tonë të 25 Prillit, për ta bërë Shqipërinë shtëpi”.

Më tej, ajo flet dhe për punësimin e të rinjve, teksa shprehet se “Përmes programit të LSI dedikuar punësimit të të rinjve, brezi i ri do gjejë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në Fier pranë familjes”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb