Marash Kumbulla, nga një i panjohur është shndërruar në një nga lojtarët më të vlerësuar dhe më të kërkuar në Serie A. 19-vjeçari kuqezi në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit italian fitoi një fanellë titullari te Verona duke zhvilluar deri më tani një sezon fantastik në aspektin personal. Kumbulla fitoi dhe një ftesë në përfaqësuesen kuqezi për ti dhënë dhe më shumë formë një viti të pabesueshëm. Sipas të gjithë gjasave, ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën e Veronas, pasi në drejtimin të tij kanë ardhur shumë oferta.

Kumbulla Marash
Kumbulla Marash

Juve, Inter, Napoli janë tre bigët e Serie A që kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre për ta pasur në skuadër. Në këtë garë brenda llojit nuk mund të mungonte as Lazios, përkundrazi kryeqytetasit kanë një armë më shumë se të gjithë, “magjistarin” Igli Tare. Kumbulla është një rast tipik, një opsion perfekt për Igli Tarën. Është i ri, i talentuar, është shqiptar dhe premton një të ardhme të shndritshme ku Lazio dhe Tare mund të investojnë pa frikë.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas mediave italiane, plani i Tarës është i qartë, kërkon të bind qendërmbrojtësin ti bashkohet në kryeqytet verën e ardhshme. Lazio do të ishte një trampolinë ideale për Kumbullën, një ekip që di të punoj me talentet, kërkon të luaj në Champions sezonin e ardhshëm, një ambient ku do të kishte suportin e Igli Tares, të gjithë këto faktorë kanë bërë që mediat të shkruajnë se Lazios është në avantazh për të siguruar shërbimet e një nga talenteve më të rëndësishëm që janë në qarkullim në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb