Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr speca
2 domate të grira në kubikë
1 lugë salcë koncentrat
5-6 thelpinj hudhër
200 gr gjizë
4 vezë
Krupë
Piper të zi
Rigon
Vaj ulliri

Përgatitja
Skuqim specat në vaj ulliri mirë nga të gjitha anët. Pasi janë skuqur shtojmë dhe hudhrat 2 minutat e fundit. Shtojmë domatet e grira si dhe koncentratin dhe i lëmë të gatuhen bashkë. Pasi janë skuqur shtojmë gjizën, nëse s’ka kripë i shtojmë mjaftueshëm, nëse gjiza ka kripë, shtojmë pak. Rrahim vezët, ia shtojmë tiganit, piper dhe rigon dhe i lëmë të gatuhen bashkë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: