Sulmuesi i Napolit Lorenzo Insigne ka folur për shpërthimet e sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain, i cili festoi festoi çmendurisht golin e shënuar kundër të besuarve të Maurico Sarri-t më herët këtë muaj.

Argjentinasi ka kaluar 3 vite në Napoli ku ka shënuar 91 gola në 146 ndeshje, duke u kthyer në hero për tifozët. Gjithsesi në verën e 2016, ai bëri një kalim kontrovers te dominuesit për 5 vite të kampionatit, Juventus, për 90 mln euro, duke u shndërruar në futbollistin më të urryer nga tifozët napoletan.

Ai shënoi në dy ndeshjet e para të sezonit të kaluar kundër Napolit por tregoi respekt për të kaluarën e tij, duke u kursyer në festë. Më 1 dhjetor, kur ai realizoi në minutën e 12-t në ndeshjen e “San Paolo-s”, ishte krejtësisht një histori ndryshe, me numrin 9 të Juventusit që u ‘çmend’.

Ish-shoku i tij te Napoli, Insigne, i cili ka ndarë shumë herë dhomën e zhveshjeve me argjentinasin, ka deklaruar se veprimi i Higuani-t e ka prekur atë. Në një intervistë për “gazeta dello sport” ai deklaron:

“Çfarë mendova unë kur Higuain festoi në ‘San Paolo?’ Nuk mund të them se çfarë i thash, por nuk ia kurseva disa fjalë (në dialektin napoletan) dhe ai më kuptoi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb