Gazetari dhe analisti, Fredinand Samarxhiu, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, foli për festën e Sulltan Nevruzit, e cila është më 22 mars. Ai tha se kjo festë, ndryshe nga vitet e kaluara do të kremtohet duke pasur parasysh masat anti-COVID.

Ai tha se qytetarët, edhe nëse do të jetë shi, do të duhet të qëndrojnë në ambientet e jashtme të kryetempullit për të dëgjuar mesazhin e kryegjyshit. Po ashtu, gjatë intervistës ai tregoi dhe simbolikat që përmban kjo festë, si byreku me lek dhe pirjen e sherbetit.

Pjesë nga intervista:

Por duhet të dini që besimtarët respektojnë këto. Kryegjyshi ka ardhur dhe mesazhin e tij do e përcjellë jashtë dhe po të bjerë shi nuk do të dilet jashtë, por do të qëndrohet brenda”, tha Samarxhiu

Pse quhet festë zyrtare?

Fredinand Samarxhiu: Në 1924 Antaturku bëri që ta kthejë Turqinë në një vend fedualist, një kryegjysh ishte Sali Dedej që nuk e përfilli reformën e Antaturkut dhe ruajti bektashizmin, në shumë forma dhe mënyra. Ai e solli në Shqipëri, Ahmet Zogu bëri që kjo fe të vinte në Shqipëri dhe të ndërtohej kryegjyshata botërore. Në shumë vende festohet, prandaj quhet dhe ditë botërore. Të gjithë qytetarët kudo që janë do ta ndjekin ceremoninë nëpërmjet televizorit

Simbolika?

Fredinant Samarxhiu: Sulltan Nevruz do të thotë ditë e re, pra ringjallet një natyrë kundrejt zymtisë së egër. Pra një kundërvënie e natyrës së egër që largohet dhe ditët e bukura që do të vijnë. Pikërisht në këtë ditë dhe qenia njerëzore merr një trajtë tjetër. Festa e Sulltan Nevruzit ka disa rite kuptimplote, për jetën, ditët më të bukura dhe Sulltan Nevruz është zakonet që të mblidhen lule, pemë.

Pse ka marrë këtë emër?

Fredinand Samarxhiu: E ka marrë sepse kjo festë ka si qëllim gjallërimin e natyrës. Natyra buzëqesh në ringjalljen, po ashtu edhe njeriu si krijesë ringjallet ë një vizon më të lumtur e të gëzuar. Ashtu sikurse e gjithë bota dhe gjallesat ringjallet, krijuesi i gjithësisë bëri që në këtë ditë lindi shenjtori i botës, Imam Aliu. Për vetë faktin se ai ishte prijës i madh i njerëzimit dhe bëri që burri të jetë i barabartë me gruan, foshnja të mos therej që në lindje.

Ne jemi në kushtet e pandemisë, ka përkuar me marsin e dytë sa i përket Sulltan Nevruzit, por si do të jetë riti krysor?

Fredinand Samarxhiu: Dua të them që nuk do të ketë shumë njerëz nesër, është një nga festat më të shenjta më të bukura të myslimanëve bektashian. Që në lindje të diellit por të mos kishte pandemi besimtarët do të drejtoheshin drejt tempullit dhe do të merrnin pjesë në ceremonialin kryesorë që do të mbahet në orën 11:00.

Në mungesë e kushteve aktuale?

Fredinand Samarxhiu: Kryegjyshi do të përcjellë mesazhin, besimtarët ndoshta nuk i ndal dot askush, por kryegjyshi do e japë mesazhin nga jashtë. Nesër mospjesëmarrja e tyre duhet të drejtojnë sytë nga tempulli, luten drejt tij dhe dëgjojnë kryegjyshin botërorë. Unë parafytyroj një ditë të zakonshme, atje do të pihet sherbeti, kjo është një micicizëm i shenjë i kësaj dite. Kryegjyshi sot është në Maqedoni dhe nesër do të gjendet pranë këtij tempulli për të përçuar mesazhin, besimi tek Zoti është shpresa më e madhe gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Në familjen e besimtarëve çfarë do të shërbehet, çdo hanë?

Fredinand Samarxhiu: Ata e hanë drekën në shtëpi. Persepuzohet një drekë e shijshme dhe e mirë, sepse simbolizohet bollëku, mirësia. Në këtë drekë, pasi janë bërë të gjitha organizimet është dhe byreku si simbolikë. Byreku do të gatuhet nga 40 hithra të ndryshme, sepse simbolizon bimësinë dhe mirësinë, në atë byrek vendoset një lek, për vetë faktin sepse është dita kur përcaktohet fati i një njeriu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb