Xherdan Shaqiri, autori i 1 goli në fitoren që Zvicra mori kundër Serbisë, ka folur në përfundim të ndeshjes për emocionet e përjetuara.

“Nuk dua të flas për këtë, në futboll ke emocione dhe mund ta shihni çfarë bëra. Është vetëm emocion, jam shumë i lumtur që shënova. Nuk mendoj se është koha të flasim për këtë festim. Ne kemi treguar moral të madh në këtë takim dhe e kemi merituar fitoren. Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha. Luajtëm si ekip, jam shumë i lumtur që me një gol timin i jap tri pikët skuadrës.

Në fund gjilanasi foli edhe për fishkëllimat që i dhanë tifozët serbë.

“Ishte e pabesueshme ato që dëgjuam. Por ne dëshironim të bënim vetëm punën tonë dhe atë e bëmë. Nuk ishte për politikën, por për futbollin”, përfundoi Shaqiri

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb