Të shtunën skuadra e Zrvenda Zvezdës e njohur si Ylli i Kuq mposhti me rezultatin 5-1 Vozdovac duke siguruar titullin e 28 në histori dhe duke i dhënë fund dominimit të Partizanit të Beogradit.

Për këtë arsye skuadra zgjodhi të festonte me një autobus të hapur në qytet, festë e cila për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Kjo për arsyen se një nga futbollistët ndezi një flakan, i cili ra në kontakt me një vend ku kishte pikuar vaj.

Autobusi shumë shpejt u mbulua nga flakët dhe ndërkohë të gjithë zbritën prej tij.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua gjatë incidentit, që ndodhi teksa autobusi po shkonte nga stadiumi Rajko Mitic në zonën veriore të qytetit Kalemegdan.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: