Në vigjilje të festave të fundvitit është rikthyer fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikës Kufitare të Portit të Durrësit.

Sipas informacioneve që jep autoriteti portual i Durrësit, bëhet e ditur se Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion. Ndërkohë që janë shtuar kontrollet nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë në APD për monitorimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve në momentin e mbërritjes së tyre në Portin e Durrësit.

Përveç deklarimeve që qytetarët bëjnë pranë autoriteteve italiane në nisjen e tyre, protokollet shëndetësore aplikohen edhe në mbërritjen e tyre. Mësohet se ditën e sotme, me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, priten rreth 3800 udhëtarë që do të hyjnë në vendin tonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb