TIRANE

Me afrimin e festave të fundvitit, kompania ‘Hysenbelliu Group’ si çdo vit kujdeset që t’iu rikthejë buzëqeshjen fëmijëve me aftësi ndryshe. Duke vijuar traditën e përvitshme të bamirësisë, zv/Presidenti i ‘Hysenbelliu Group’, Fatmir Hysenbelliu vizitoi qendrën rezidenciale të zhvillimit të fëmijëve “Pëllumbat” në kryeqytet. Ai shpërndau për fëmijët kartolina, e dhurata, duke sjellë gëzim e ngrohtësi në strehëzën e tyre.

Drejtoresha e qendrës ‘Pëllumbat’ falënderoi kompaninë ‘Hysenbelliu Group’ dhe fondacionin FAB, për ndihmën e vazhdueshme dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve të qendrës rezidenciale “Pëllumbat”.

Zv/Presidenti i ‘Hysenbelliu Group’, Fatmir Hysenbelliu tregon se nëpërmjet akteve të bamirësisë dëshiron të përcjellë mesazhe sensibilizuese për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sadopak këta vogëlushë.

Fëmijët me aftësi ndryshe dhuruan një atmosferë festive përmes këngëve dhe recitimeve. Fatmir Hysenbelliu premtoi që do t’i përkrahë duke iu ofruar mundësi për të zhvilluar dëshirat e tyre.

Fondacioni FAB do të vijojë misionin e tij për t’u gjendur pranë fëmijëve që kanë nevojë, një shembull i shkëlqyer për shoqërinë tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb