TIRANË- Një festë e vërtetë me fëmijët jetimë dhe gratë e dhunuara ka ardhur në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24. Fondacioni “Firdues” që nga themelimi promovon mirësinë dhe gjendet pranë njerëzve në nevojë. Vajzat, të cilat janë vullnetarë të zellshme të fondacionit Firdeus shpeshherë ndërmarrin nisma që i kryejnë me devotshmëri dhe shumë dashuri. Ato ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë dhe që janë shtresa më vulnerabël e shoqërisë sonë.

shqiptaret per shqiptaret fondacioni

Shpesh organizohen për të dhuruar gëzim e hare, për t’i larguar sado pak nga hallet e përditshme, siç ka ndodhur edhe në këtë rast kur ato ishin pranë jetimëve dhe grave të dhunuara. Një festë e vogël e organizuar me shumë përkushtim mblodhi vajzat e fondacionit së bashku me ata që jeta u është treguar e padrejtë. Në një atmosferë të ngrohtë familjare, vajzat i kanë mbledhur të gjithë fëmijët si në një familje të madhe për t’u sjellë buzëqeshjen dhe gëzimin e një feste të vërtetë. Festës së tyre të vogël i është bashkuar edhe Elvisi dhe Sidriti së bashku më fëmijët e tyre. Një përqafim i madh dhe i ngrohtë ishte për gjithë fëmijët e pranishëm. Nuk munguan as dhuratat me lodra për ta. “Duajini nënat tuaja, mësoni shumë dhe respektoni shqiptarët kudo që ndodhen në botë”, ishte këshilla e Naçit për fëmijët.

https://youtu.be/WZlaexDstDI

Vajzat e fondacionit Firdeus bëjnë shpesh edhe një akt tejet human. I kemi ndjekur me kamera në nismën e tyre vullnetare për ndihmë dhe solidaritet në adresë të qytetarëve me probleme shëndetësore. Fondacioni ka organizuar një fushatë masive solidariteti për dhurim gjaku për fëmijët talasemikë.
Sipas statistikave Shqipëria renditet e fundit për nga dhurimi vullnetar i gjakut. Dhurimi i gjakut jo vetëm shpëton jetë por të bën edhe një hero. Vajzat kanë dhënë mesazhe të rëndësishme sensibilizuese për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

vajzat e fondacionit firdeus dhurojne gjak

Çdo ditë vullnetarët e fondacionit “Firdeus” janë kudo rrugëve të Tiranës me një mision sa human por edhe fisnik. Ata shpërndajnë çdo ditë ushqime për më të pamundurit e qytetit tonë, për të pastrehët. Vajzat nuk shpërndajnë thjesht ushqim të ngrohtë për ta por edhe ngrohin zemrat e tyre me dashuri. Disa racione të shpërndara do të thotë më pak njerëz të uritur dhe më shumë solidaritet për njerëzit që pakkush i vë re në jetën e përditshme.

vajzat e fondacionit firdeus dhurojne gjak.1jpg

Në studion e shqiptarëve Elvis Naçi tha se është shpërndarja e ushqimeve është një mision i rëndësishëm që vullnetarët e fondacionit e kryejnë me shumë dedikim pasi askush nuk duhet të ngelet pa bukën e gojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb