ARGJENTINË- Ish-lojtari i Kombëtares së Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka mahnitur një botë të tërë më talentin dhe perfeksionin në fushën e lojës. Por, edhe njëherë mbështetësit dhe tifozët kanë gëzuar së bashku për datëlindjen  e “maestros”  së futbollit.

Një statujë bronzi për të festuar 58-vjetorin e legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona

Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, e nderoi në këtë mënyrë kampionin e botës në vitin 1986 një ditë pas ditëlindjes.  Kjo vepër është vendosur pranë stadiumit të Argentinos Juniors, skuadër ku “El Pibe de Oro” debutoi në vitin 1976. Karriera e tij në fushën e futbollit si futbollist ka prekur majat, ndërsa  në drejtimin e skuadrave si trajner,  Maradona nuk ka patur suksesin e duhur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb