SHBA- Lideri i lëvizjes Hizmet, Fethullah Gulen ka shkruar për herë të parë një artikull në New Jork Times ku nxjerr në pah problemet me të cilat përballet Turqia nën drejtimin e Erdogan. Me titullin “Demokracia e rrënuar e Turqisë” Gulen thekson se është shumë zhgënjyese kur sheh se çfarë është bërë me Turqinë vitet e fundit.
“Jo shumë kohë më parë, Turqia ishte vendi që të gjithë vendet myslimane e kishin zili. Një kandidate e denjë për BE drejt rrugës për t’u bërë një demokraci funksionale që respekton të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, shtetin ligjor, si dhe të drejtat e kurdëve dhe qytetarëve jo myslimanë. Tashmë, kjo mundësi historike duket se ka shkuar dëm pasi partia kryesuese në Turqi, e njohur si AKP, e ka hedhur poshtë gjithë këtë progres dhe ka shkelur shoqërinë civile, median, sistemin gjyqësor dhe sipërmarrjen e lirë” thekson Gulen.
Sipas tij liderët aktuale të Turqisë duket se po pretendojnë një mandat absolut me fitimin e zgjedhjeve. Por fitorja nuk iu jep atyre leje të injorojnë Kushtetutën apo të shtypin kundërshtinë, sidomos kur fitoret e zgjedhjeve bazohen në kapitalizmin mik dhe përuljen e medias.
Sipas Gulen liderët e AKP tani e përshkruajnë çdo kritikë demokratike ndaj tyre si një sulm shteti. “Duke e pare çdo zë kritik si armik ose më keq akoma, si tradhtar ata po e çojnë vendin drejt totalitarizmit”, nënvizon Fethullah Gulen në artikullin e tij.
(m.k/News24/BalkanWeb)
