Fibank ka një ofertë impresionuese për depozitat

Fibank ka kombinuar interesat e larta per depozitat me nje mundesi tjeter shume te rendesishme për klientet, lirshmeria e fondeve. Per te gjithe depozituesit që dëshirojnë te kene fondet e tyre në dispozicion pa asnjë kufizim dhe të marrin interes të lartë, “Depozita e Hapur” është produkti i duhur.

Norma interesi nga më konkurueset në treg, deri në 6.5% në LEK, deri në 4.5% në EUR dhe USD. Nuk kërkohet shumë minimale për këtë llogari duke i lejuar të gjithë depozituesit të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të rrisin kursimet e tyre pa asnjë kufizim.

Depozita e Hapur jep mundësinë e menaxhimit te kursimeve sipas qëllimeve dhe dëshirave personale. Normë interesi që rritet progresivisht çdo muaj, kombinuar me fleksibilitet, një avantazh shumë i mirë pasi mund të depozitoni ose tërhiqni në çdo moment pa humbur interesat e fituara.

Ky produkt është një nga më të mirët e ofruar mes shumë produkteve të tjera interesante dhe inovative që janë pjesë e zhvillimit të biznesit të Fibank, duke synuar kombinimin e tipareve më të mira ne funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të eksperiences së klientëve.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: