FIER- Aplikimet për mjetet e reja të identifikimit në Fier janë ndërprerë për rreth 3 orë ditën e sotme për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ndërkohë që shkak për situata kaotike në zyrën e aplikimit është fakti i funksionimit të një zyre të vetme në gjendjen civile.
Kjo situatë ka krijuar radhë të gjata të pritjes në zyrën e aplikimit për mjetet e identitetit në këtë qytet. Ardhja e emigranteve ka shtuar radhët dhe kaosin në zyrat e aplikimit, situatë e cila përsëritet çdo vit në të njëjtën periudhë.
Pas ndërprerjes së shërbimit puna për aplikimet ka rinisur, por vonesat dhe pritjet e gjata kanë shkaktuar edhe konflikte të herëpashershme, për të cilat është dashur dhe mbikëqyrja e policisë.
Situata ndërlikohet për shkak të funksionimit të një zyre të vetme pranë gjendjes civile, e cila shoqërohet me pritje të gjata pavarësisht moshës së aplikantëve mes të cilëve mund të jenë dhe fëmijë e të moshuar.
(b.e/BalkanWeb)
