Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në mitingun përmbyllës të opozitës në Bulevardin e Ri në Tiranë, ku mijëra mbështetës u mblodhën për të mbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Në një atmosferë entuziaste, Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të penguar pjesëmarrjen në tubim:

“Edi Rama sot, nga paniku dhe frika, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit. Por demokratët e kanë gjetur mënyrën për të ardhur. Nuk ka rrugë që na bllokon, fitorja është e jona.”

Ai u shpreh mirënjohës për të gjithë qytetarët dhe demokratët që kanë qëndruar të palëkundur, duke theksuar rolin e Sali Berishës si “misionar i kësaj beteje”.

“Jemi në orët finale të marshimit drejt fitores. Pas vetëm 48 orësh, Shqipëria do të jetë një vend më i mirë dhe kjo është vepra juaj. Ju, qytetarët e lirë që rezistuat, do ta bëni këtë ndryshim të mundur,” deklaroi Këlliçi mes duartrokitjeve.

Në shenjë revolte për keqqeverisjen e Ramës, Këlliçi grisi një dokument që mbante fytyrën e kryeministrit. Demokrati akuzoi kreun e qeverisë se përzuri shqiptarët përgjatë 12 viteve që drejtoi vendin dhe mbajti pushtetin.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb