FIER – Komuna Darëzezë e Fierit është vizituar sot edhe nga Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka vlerësuar maksimalisht solidaritetin e fermerëve të Lushnjes për fermerët e zonave të përmbytura. Vasili tha se ndihma të konsiderueshme kanë ardhur për bagëtitë dhe ato janë ndihma më konkrete për emergjencën.

Nga ana e shtetit, vuri në dukje Vasili, prioritar është trajtimi i bagëtive të ngordhura, ç’ka kërkon solidarizim intensiv në ditët në vijim nga të gjitha strukturat, për të qënë në krye të detyrës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: