Merr flake një automjet tip Mercedes “C Class” me targa Aa218ZC, në një rrugë në periferi të qytetit të Fierit.

Drejtuesi i mjetit mësohet se ka parë që ështe rritur temperatura dhe fill pas kësaj kanë shpërthyer flakët.

Fillimisht dyshohet që ngjarja është aksidentale.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është lenduar pasi ka dalë menjeherë nga makina.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilët kanë shuar fjalët, por makina është shkrumbuar totalisht.

Edhe blutë kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes dhe po hetohet për të zbardhur shkaqet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: