Kombëtarja shqiptare U-15 është përballur me Egjiptin në fazën e dytë të FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Sipas pozicionimit të përcaktuar nga shorti pas përfundimit të fazës së parë, kuqezinjtë luajtën ndaj përfaqësueses egjiptiane, në një ndeshje që u mbyll me fitoren 2-1 të Egjiptit.
Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama, e përfundoi fazën e parë të turneut në vendin e parë të Grupit Y, me pesë fitore në pesë ndeshje, duke siguruar kalimin në fazën e dytë mes skuadrave më të mira të aktivitetit.
Në këtë fazë, ekipet vijojnë të luajnë në nivele të ndryshme konkurruese, të përcaktuara në bazë të rezultateve të arritura në fazën e parë. Shqipëria do të vazhdojë të luajë deri në ditën e fundit të turneut, më 30 tetor, për të përcaktuar renditjen përfundimtare në këtë aktivitet ndërkombëtar.
