Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte miratoi ligjin për amnisti për rebelët të cilët ranë dakord të braktisin armët dhe të dorëzohen në vend.

Duterte miratoi ligjin e amnistisë, i cili pritet të përfshijë anëtarët e Frontit të Çlirimit Islamik Moro (MIKC) dhe rebelët komunistë nga Ushtria e Re e Popullit (NPA), të cilët ranë dakord të braktisin armët.

Gjithashtu thuhet se grupet mund të kërkonin amnisti brenda 1 viti pas miratimit të rregullores përkatëse në Kongres.

Më tej thuhet se rebelët, të cilët pranuan të dorëzohen brenda fushës së rregullores së amnistisë, nuk do t’i nënshtrohen asnjë përgjegjësie penale për veprimet e tyre në përputhje me bindjet e tyre politike. Në të njëjtin kontekst, u njoftua se të dënuarve të cilëve u është marrë e drejta politike dhe civile do t’u rikthehen të drejtat e tyre.

Më tej theksohet se rregullorja nuk përfshin përdhunimin, shpërblimin, trafikimin e drogës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit.

Poashtu amnistia nuk përfshin grupe të armatosura të lidhura me DAESH-in dhe anëtarë të organizatës terroriste Abu Sayyaf.

Qeveria filipinase më 11 shkurt njoftoi se ata kishin themeluar një njësi speciale në Rajonin Autonom Bangsamoro për të përshpejtuar çarmatimin e luftëtarëve (MIKC).

Rajoni Autonom Mysliman Bangsamoro në Mindanao

Në vitin 2012 u nënshkrua një armëpushim, pas rreth 60 vjet luftë midis MICK dhe ushtrisë filipinase. MICK luftoi për pavarësi në Mindanao në jug të vendit.

Pas procesit të marrëveshjes së paqes, “Ligji Organik Bangsamoro” u miratua në Mindanao në janar të vitit 2019 dhe “Qeveria Kalimtare Bangsamoro” u formua zyrtarisht në rajon.

Al Haj Murad Ebrahimi cili u emërua si kreu i Autoritetit të Tranzicionit Bangsamoro nga presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, mori administratën nga guvernatori rajonal i qeverisë federale më 26 shkurt. U vendos që Ebrahimi të udhëhiqte rajonin deri në qershor 2022, kur do të përfundonte procesi i tranzicionit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb