Tekniku i Finlandës, Jakob Fris komentoi fitoren 2-1 ndaj Shqipërisë.

“Fillimi ishte me të vërtetë i vështirë. Shqipëria shënoi një gol të bukur me goditje standarte ndaj ishim menjëherë në ndjekje. Më pas gjërat nisën të ndryshojnë dhe gjithçka kishte të bënte me ne që mundoheshim të thyenim bllokun e ulët. Ndonjëherë mund të shënosh gola nga situata standarte, siç bëmë ne sot. Kjo është një ndihmë e madhe.

Ne morëm kryesimin 2-1 por pastaj gjërat u vështirësuan dhe u bëmë shumë të ngutur. U kapëm në situata tranzicioni dhe mendoj se lojtarë me pak më shumë eksperiencë nuk do të ishin gjendur në situata të tilla në momentet e fundit të ndeshjes. Ne kishim 3 lojtarë nën moshën 21-vjeçare në rreshtimin titullar. Unë nuk fajësoj askënd, por ndonjëherë duhet që të gjendesh në situata të tilla dhe t’i përballosh.

Ne kishim një qasje të mirë, por gjithashtu edhe punuam shumë. Nuk është e lehtë të thyesh një skuadër që luan me bllok të ulët. Ne kemi fitoren dhe do i gëzohemi për disa orë, pas të cilave do të fokusohemi në ndeshjen e radhës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb