MAQEDONI E VERIUT

11 ditë pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë filluar të lëvizin për të krijuar qeverinë e re.

Të gjitha partitë që kanë fituar mandate pretendojnë për të qenë në qeverinë e re por më e sigurta është LSDM. Ndërkohë partia e dytë, VMRO- DPMNE thotë se po zhvillon bisedime joformale me të gjitha partitë që kanë fituar mandate deputetësh.

Koalicioni shqiptar AA- Alternativa synon që me 12 mandate të fituara të jetë në qeveri por përjashton mundësinë e koalicionit me partinë tjetër shqiptare, BDI.
Kjo e fundit shprehet se për koalicionin qeverisës do të ketë prioritet 3 marrëveshje, atë të Prespës, Ohrit dhe atë me Bullgarinë. Me këto synime duket se është zbehur objektivi i Ali Ahmetit për të vendosur për herë të parë në histori një kryeministër shqiptar në krye të qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb