Forcat ajrore dhe tokësore turke dhe azerbajxhanase filluan stërvitjen e gjerë ushtarake në Azerbajxhan.

Në stërvitje, e cila filloi me forcat ajrore, marrin pjesë avionë ushtarakë dhe helikopterë nga dy vendet.

Stërvitja, e cila do të mbahet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah, do të përfundojë më 10 gusht.

Ndërkaq, stërvitja e forcave tokësore do të mbahet në Baku dhe Nakhchivan më 1-5 gusht. Gjatë stërvitjes do të ekzekutohen urdhra të ndryshëm dhe do të bëhen gjuajtje me automjete të blinduara, topa dhe mortaja në objektiva të improvizuara.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb