Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kreut të PL-së, Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Kryemadhi theksoi se “shfokusimi nga çështja e inceneratorëve dhe protagonizmi bosh”, duke iu referuar daljeve të fundit dhe deklaratave bombastike të Ilir Metës duke ngritur dyshime për intriga dhe ‘tradhti’ politike brenda Partisë së Lirisë, “janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëhen Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre”.

REAGIMI I KRYEMADHIT

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.

Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb