Qyteti Maarat al-Numan në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, provincë e cila është nën sulmet intensive të regjimit të Bashar al-Assadit dhe mbështetësve të tij, është filmuar nga ajri me “dron”.

Vazhdojnë sulmet e regjimit të Assadit, Rusisë dhe grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani ndaj vendbanimeve civile në jug të Idlibit.

Në shënjestër të sulmeve gjendet edhe qytetit Maarat al-Numan në jug të Idlibit.

Kanali i transmetuesit publik turk TRT, në gjuhën arabe, filmoi me dron bombardimin e qytetit. Në pamjet në fjalë mund të shihen bombat e hedhura mbi shtëpitë e civilëve.

Nga sulmet intensive dhjetëra mijëra civilë ishin detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb