Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet sot në Kardif të Uellsit.

Policia e Uellsit Jugor e ka përshkruar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy ekipeve, si “operacionin më të madh të sigurisë sportive” në Britani, pas sulmit terrorist në Manchester muajin e kaluar, nga i cili u vranë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë.

Real Madrid ka marrë pjesë në tri finale në katër sezonet e fundit, duke fituar titullin në vitet 2014 dhe 2016. Tani, ekipi i Real Madridit po synon ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar dhe të bëhet skuadra e parë që e arriti këtë.

Po ashtu, Reali synon ta fitojë për të 12 herë titullin e skudrës më të mirë evropiane. Juventusi i Torinos synon titullin e tij të tretë, pasi nuk ka fituar që nga viti 1996. Në vitin 2015, ky ekip nga Italia në finale humbi nga Barcelona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb