Egnatia dhe Dinamo do të përballen sot në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ky takim vlen jo vetëm për një tjetër trofe.
Ndeshja që nis në orën 19:00 te stadiumi “Air Albania”, ndikon edhe sa i përket Europës. UEFA me shumë gjasa do konfirmojë se fituesi i Kupës së Shqipërisë, luan direkt në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndryshe nga turi i parë që është i përcaktuar deri tani.
Ky është një përfitim që do i vlente shumë të dyja skuadrave. Në rast se fituesi i Kupës ia del të marrë edhe titullin kampion, atëherë vendi i dytë në Abissnet Superiore fiton avantazhin në fjalë.
