Në një intervistë në “New24”, deputeti i PD Saimir Korreshi foli për zgjedhjet në Partinë Demokratike duke komentuar edhe protestat që mbahen prej 52 ditësh në Tiranë.

Gjatë intervistës ai theksoi se askush nuk e kishte idenë se do të garonin dhe se quajti një garë ku njerëzit u vlerësuan për atë që përfaqësojnë duke shtuar se priti pozivitisht propozimin për kandidim.

“Jam telefonuar dhe propozuar nga kreu i PD zoti Sali Berisha. Nuk mund të them asgjë se edhe un, dhe të gjithë të tjerët e morën vesh në atë moment se kush do garonte…Askush nga ne nuk kishte idenë se do garonte. Unë e kam mirëpritur e kam quajtur vlerësim nga ana e kryetarit të PD. Ka pasur edhe një mbështetje që nuk e kam pritur. Unë e vlerësoj faktin që Berisha ka vlerësuar kandidaturën. U vendosën figura të vlerësuara jo anonime”, tha mes të tjerash ai.

Gjatë intervistë komentoi edhe reformën zgjedhore, për të cilën tha se ajo që kërkon PD është të garohet me lista të hapura.

“Te reforma Zgjedhore, PD kërkon lista të hapura. Të garohet me lista të hapura. Ndërsa mazhoranca loz për të fituar që nga momenti që hoqi koalicionet. Momenti që kemi dalë nga parlamenti ishte një thikë që ne ia ngulëm vetes. Për reformën territoriale, gjatë gjithë kohës ne shoshim se ajo reformë për të cilën u nis ka dështuar. Pra dy gjëra që besoj se PD do bëjë debat dhe nesër është reforma territoriale pasi nuk mund të mbyllet kaq shëmtuar. Mazhoranca duket që nuk e do sepse e do vetëm në një përllogaritje matematikore për efekt elektoral”, tha ai.

Deputeti i PD, teksa u ndal te protesta, u shpreh se qëndrimi i PD ka qenë i qartë dhe se  opozita e mbështet protestën.

Qëndrimi i PD ne jemi me ta. Nuk është protestë e PD sepse nuk mund të marrim ne flamurin që e ka nisur vetë populli. Jemi për të gjitha kërkesat e tyre. Jemi pro kërkesave dhe në mbështetje absolute dhe të gjithë mbështetësit e PD duhet të jenë në një suport absolut të protestës.  Në shesh ka pafund njerëz, demokratët nuk kanë kërkuar Berishën në burg. Ka persona që marrin mikrofonin e privatizojnë…Ky nuk është një slogan që përgjithëson të gjithë protestuesit. Të gjithë ata njerëz të stisur që patjetër marrin mikrofonin dhe e keni parë se çfarë thonë…Por disa kore, disa zëra nuk mund të përfaqësojnë të gjithë protestuesit. Qëndrimi i PD, është pro protestës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb