Rektorati i Tiranës ka shkarkuar nga detyra pedagogen Majlinda Keta, e cila ishte dhe kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga rektori Mynyr Koni, thuhet se Keta shkarkohet nga kjo detyrë, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas përcolli me email njoftimin në fjalë.

Por në vendimin në fjalë renditen edhe disa shkelje të tjera që sipas UT-së ka bërë Keta. Kujtojmë se pak ditë më parë ‘BalkanWeb’ publikoi vendimin ku hapeshin zyrtarisht zgjedhjet për rektor dhe anëtarë senati, ku aplikantët duhet të dorëzonin kandidaturat e tyre nga 4 prilli, deri në 8 maj.

Pak orë më vonë reagoi Universiteti i Tiranës, ku sqaronte se në këtë kohë pandemie nuk do të zhvilloheshin zgjedhjet, pasi në fakultete nuk ka as studentë nëpër auditorë. Sipas Konit, vendimi ishte firmosur në mënyrë flagrante nga 7 ish-anëtarë të Komisionit Zgjedhor të UT-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb