Presidenti Ilir Meta teksa ka shpërndarë urimin e Kardinal Ernest Simoni Troshani me rastin e Fiter Bajramit, ndërsa theksoi se harmonia ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare për shqiptarët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta falënderoi Kardinal Ernest Simoni Troshanin dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura.

MESAZHI I METËS
Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale!
Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira!
GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN! ??
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb