Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus me anë të një postimi në Twitter ka shprehur falënderimin e tij ndaj Ilir Metës, menjëherë pasi ai dorëzoi detyrën e Presidentit të Republikës te Bajram Begaj.

“Faleminderit President @ilirmetazyrtar për përpjekjet tuaja dhe të vendit tuaj për të avancuar #ShëndetPër të Gjithë Shqiptarët gjatë pandemisë #COVID19 dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për @WHO. Ju uroj gjithë të mirat në përpjekjet tuaja të ardhshme”, shkruan Ghebreyesus.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb