Pasi lajmi i mirë gëzoi të gjithë se mjeku i njohur Dhimitër Kraja fitoi betejën ndaj COVID-19, ‘BalkanWeb’ ka siguruar një foto ku shihet profesori teksa lë spitalin Infektiv.

Teksa mban të vënë një maskë, mjeku ecën përgjatë rrugës që lë QSUT-në, ndërsa në dorë ka dhe një çantë. Lajmin për shërimin dhe daljen nga spitali e dha sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu,

  • foto galeri

Mjeku dhe profesori Kraja iu përgjigj ndër të parët thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kishte dalë prej kohësh në pension, por u prek nga armiku i padukshëm. Për më tepër ai është babai i një prej DJ më të njohur shqiptar Vik Kraja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: