Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një dhuratë që ka marrë nga skuadra e tij e zemrës, Juventus, me rastin e fitores së mandatit të tretë.

Bëhet fjalë për një fanelë me emrin e tij që mban numrin 3 (3 mandatet e PS).

Përmes një postimi, kreu i qeverisë iu ka dhënë një këshillë edhe tifozëve të Interit, që këta të fundit të sillen mirë si kampionë, ndërsa nuk e kursen as humorin, duke e lidhur këtë edhe me politikën.

Rama thekson se Interi duhet të marrë shembullin e tij, që të ketë respekt për të mundurit.

“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë😍

#GrazieJuve⚪️⚫️

*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit😊”, shkruan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: