Siç pritej, presidenti rus Vladimir Putin fitoi mandatin e tij të pestë si president i Rusisë me një shumicë dërrmuese prej mbi 87%. Sipas statistikave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë (KQZ), me 70% të votave të numëruara, Vladimir Putin fiton me 87.17%.

Ai pasohet nga Nikolai Kharitonov i Partisë Komuniste, me 4,19%, Vladislav Davankov, i Partisë së Re Popullore, me 4,08% dhe Leonid Slutsky, i Partisë nacionaliste Liberal Demokratike, me 3,15%. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë kurrë një kundërshtar i denjë, ndërkohë që kandidatët e tjerë ishin përjashtuar gjatë periudhës parazgjedhore me metoda të ndryshme. Rezultatet zyrtare, pasi të jenë numëruar të gjitha votat, do të publikohen pas disa ditësh. Me më shumë se 114 milionë njerëz me të drejtë vote, pjesëmarrja ishte 73%, sipas mediave ndërkombëtare, nga 67.5% në zgjedhjet e mëparshme në 2018.

Presidenti rus ishte favoriti i padiskutueshëm për të fituar zgjedhjet presidenciale në vazhdim. Zgjedhjet në Rusi u mbajtën nga e premtja deri të dielën mes incidenteve të vogla, protestave dhe arrestimeve. Në fakt, rusët që kundërshtojnë liderin veteran të Kremlinit shkuan në qendrat e tyre lokale të votimit pikërisht në mesditë të së dielës (dhe ditëve të tjera) ose për të hedhur vota të pavlefshme në shenjë proteste ose për të votuar për një nga tre kandidatët e tjerë kundër Putinit.

Sipas uebsajtit të statistikave Statista, Putin është lideri i dytë më jetëgjatë i Rusisë pas Stalinit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: