Belgjikë-Francë dhurojë spektakël në “Allianz Stadium”, 5 gola të shënuar, përmbysje rezultati dhe një fund i denjë për një film thrriler. Kampionët e botës rikthehen fuqishëm pas dështimit spektakolar në “Euro2020”, sigurojnë një biletë për në finalen e Ligës së Kombeve ku do të përballen me Spanjën e Luis Enrique. “Djajtë e kuq” krijuan iluzionin e një fitore të madhe duke shtypur “gjelat” në pjesën e parë me Kevin De Bryne që gatoi çdo top të rrezikshëm. Carrasco kaloi belgët në avantazh në minutën e 37-të ndërsa tre minuta më pas Lukaku shpiku një gol shumë të bukur duke dyfishuar shifrat.

Për sa kohë në fushë janë një dyshe si Benzema-Mbappe gjithçka mund të ndodh dhe ishin pikërisht dy “gjelat” e famshëm që brenda pak minutash ndryshuan historinë e këtij takimi. Në të 62-tën, Benzema ngushtojë shifrat ndërsa shtatë minuta më pas Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke rikthyer baraspeshën. Në fund, në minutën e 90-të Theo Hernandez me një silurë brenda në zonë, një gol tipik i anësorit të Milan, përmbysi rezultatin duke i dhuruar Francës një biletë për në finale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb