Nuk ka asnjë dyshim që titulli në Francë është pronë e PSG, askush nuk mund t’ia rrëmbejë nga duart Mbappes me shokë, thjesht çështja është se kur të mbyllin matematikisht llogaritë me objektivin e parë sezonal. Festa mund të vinte që të mërkurën, me PSG që doli me tre pikë nga transferta përballë Lorient, pas suksesit 4-1, por festën e shtyu Monaco, me këta të fundit që mposhtën Lille me rezultatin minimal 1-0, një fitore që e la diferencën me 11 pikë 4 javë përpara fundit.

Luis Enrique shijoi në këtë sfidë dyshen Mbappe-Dembele, me dy sulmuesit që realizuan nga një “dopjetë” për kokë. Dembele hapi siparin në minutën e 19-të, ndërsa Mbappe dyfishoi shifrat 3 minuta më pas. Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Dembele dërgoi shifrat në 3-0, ndërsa në fund ishte Mbappe që kompletoi “pokerin” e golave.

Fal këtij dygolëshi, Mbappe shkon në kuotën e 26 golave sezonal, por mbetet larg Harry Kanë në garën për “Këpucën e Artë”, me sulmuesin e Bayern Munich që është në kuotën e 33 golave. Në vitin e tij të fundit në Paris, Mbappe mban të jetë objektivin për të mbyllur sezonin me “tripletën” e famshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: