Deputeti i PD, Tritan Shehu e ka cilësuar fitoren e Emmanuel Macron si një lajm shumë të mirë jo vetëm për Francën, por edhe Evropën e Bashkuar.

Shehu thotë se BE mbetet mrekullia më e madhe dhe vizioni i së ardhmes, duke shtuar se duhet punuar që Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë integrale e saj.

Postimi i Tritan Shehut:

Fitorja e Macron, nje lajm shume i mire jo vetem per Francen, por dhe per Europen e Bashkuar!
Kjo fitore e qarte tregoi se europeizmi vazhdon te jete i forte, si nje shprese per te nesermen.
Pavaresisht dobesive aktuale te BE e lidersve te saj, Europa e Bashkuar ngel mrekullia me e madhe ne historine e saj, vizioni i se ardhmes!
Vecanerisht kjo u konfirmua serisht edhe perballe agresionit fashist te Putinit kunder saj, nepermjet Ukraines.
Te shpresojme e punojme ne kete drejtim, qe dhe Shqiperia te behet sa me shpejt pjese integrale e saj!
Rruge tjeter per ne nuk ka!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb