Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Hungari, duke e cilësuar fitoren e Péter Magyar si një moment të rëndësishëm për demokracinë liberale në Evropë.
Sipas tij, ky rezultat që kulmoi me rënien e Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet, mund të ketë ndikime më të gjera edhe në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në raport me modelet e qeverisjes që kanë pasur mbështetje nga Hungaria në rajon.
Reagimi
Fitorja e Péter Magyar në Hungari 🇭🇺 shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë liberale dhe për Evropën në tërësi. Ka shumë gjasa që kjo të ketë efekte zinxhir në modelet e ngjashme të qeverisjes që janë mbështetur nga Hungaria në Ballkanin Perëndimor.

